Pësoi gol nga mesi i fushës, Etrit Berisha: E vështirë për çdo portier, ishte e pamundur të kthehesha. Ju tregoj raportin me Hysajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2020 | 23:50

Pësoi gol nga mesi i fushës, Etrit Berisha: E vështirë për çdo portier, ishte e pamundur të kthehesha. Ju tregoj raportin me Hysajn

Kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha, foli menjëherë pas triumfit 3-1 ndaj Kazakistanit, ku më së shumti u ndal te goli i pësuar nga mesi i fushës. Në prononcimin për “Supersport”, gardiani kuqezi deklaroi:

bandicam 2020-11-15 20-12-17-338

GOLI NGA MESI I FUSHËS- Si sot nuk e kisha pësuar asnjëherë. Mund ta menaxhonim më mirë lojën. Pas atij golit ndryshoi pak iniciativa. Gjëra që ndodhin, do ishte e vështirë për çdo portier. Goditja ishte shumë e mirë, mori një trajektore tjetër. Ishte e pamundur të kthehesha në anën e djathtë. Goditja ishte shumë e fortë, për një distancë aq të largët.

Pas atij goli ndeshja u rihap. Nuk krijuan asnjë rast pas atij goli. U munduam të menaxhonim lojën dhe të prisnim për sulmet apo gabimet e tjera.

RAPORTI ME HYSAJN- Kjo gjë po bëhet monotone. Tek ne nuk ka asnjë problem. Është një nga shokët e mij më të mirë nuk ka asnjë problem”, u shpreh Berisha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"