Pësoi dëmtim të rrezikshëm, Riberi nuk pret të shërohet dhe ndjek Fiorentinën në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 21:31

Pësoi dëmtim të rrezikshëm, Riberi nuk pret të shërohet dhe ndjek Fiorentinën në stadium

Mesfushori veteran Frenk Riberi nuk ka pritur të shërohet plotësisht, por ka vendosur të ndjekë ekipin e tij Fiorentinën në sfidën ndaj Interit.

riberu
Ish-ylli i Bajern Mynih u dëmtua në takimin me Leçen në 2 dhjetor duke dëmtuar kyçin e këmbës.

Ai është operuar dhe po ndjek nga shkallët e stadiumit të Firences “Artemio Franki”.

Aktualisht, Fiorentina po humbet me rezultatin 0-2 ndaj zikaltërve. Riberi duhet të presë dhe 10 javë derisa të zbresë sërish në fushë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"