Pësoi dëmtim horror, zbulohet kur Tirana do të ketë në dispozicion Klevi Qefalijan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2022 | 14:29

Pësoi dëmtim horror, zbulohet kur Tirana do të ketë në dispozicion Klevi Qefalijan

Lajme të mira vijnë për Klevi Qefalijajn.

qefalija

Mesfushori i Tiranës do të rikthehet në stërvitje pas një periudhe dy-mujore.

Mesfushori pësoi një dëmtim të rëndë në kokë, duke u përplasur me lojtarin e Egnatias dy javë më parë dhe u transportua menjëherë në spital.

Gazeta mëson se 18-vjeçarit do t’i duhet pak kohë që të bashkohet me grupin.

Kështu që trajneri Orges Shehi do të ketë një lojtar më shumë në kontingjentin e tij, duke qenë se Qefalija është në moshë shumë të re dhe shihet si një futbollist me perspektivë të lartë.

Ai u aktivizua gjithsej në katër ndeshje me Tiranën në ndeshjet e Europës dhe në dy ndeshjet e para të këtij kampionati.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

VIDEO/ Panik dhe lot, dëmtimi i rëndë i të riut Qefalija solli ndërprerjen e Egnatia-Tirana

Ngjarja e frikshme me Qefalijan, Tirana tregon situatën shëndetësore të lojtarit: Do të mbahet nën mbikëqyrje

NGJARJA E PLOTË/ Dëmtimi horror i Qefalisë, si mesfushori i Tiranës shmangu operacionin (VIDEO)

Pësoi dëmtim horror, mësohet gjendja shëndetësore e Klevi Qefalijas

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"