Pësoi dëmtim horror, Mziu zgjohet në spital dhe shfaqet i qeshur kur mëson për kualifikimin e Korabit 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 23:34

Pësoi dëmtim horror, Mziu zgjohet në spital dhe shfaqet i qeshur kur mëson për kualifikimin e Korabit 

Momente paniku dhe frike u regjistrua në minutën e 66-të në stadiumin “Arena e Demave” teksa po luhej finalja e “play off”-it të Kategorisë së Parë mes Flamurtarit dhe Korabit.  

MZIU

Kapiteni i skuadrës dibrane, Sokol Mziu, pësoi një dëmtim të rëndë në fushën e lojës, çka bëri edhe që të ndërpritej ndeshja për disa minuta.

Ai u largua më pas me barelë dhe ambulancë nga fusha e lojës, por në momentet e para nuk kishte asnjë informacion për të. Mziu u transportua menjëherë në spital për një mjekim më të specializuar. Për fat të mirë, momenti i panikut kaloi pa problem dhe futbollisti i Korabit duket në gjendje më të mirë. 

Ai u zgjua në spital ku mori vesh edhe lajmin që Korabi ka mposhtur Flamurtarin dhe do të luajë një tjetër finale ndaj vendit të 8-të të Superiores për një vend në elitë. 

PANORAMASPORT.AL  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"