Pësoi 9 gola nga Italia, flet trajneri i Armenisë: Nëse s’më shkarkojnë, do t’i përjashtoj të gjithë këta…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 12:31

Pësoi 9 gola nga Italia, flet trajneri i Armenisë: Nëse s’më shkarkojnë, do t’i përjashtoj të gjithë këta…

Një humbje e turpshme, por mbi të gjitha një disfatë e cila ndez një tension shumë të madh dhe një vorbull kritikash apo prapaskenash të errëta që fshihen edhe pas federatës vendase të futbollit. 

trajneri i armenise

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë trajneri i kombëtares së Armenisë, Abraham Khashmanian, i cili e thotë troç pas Italisë: “Nëse nuk më shkarkojnë, atëherë do t’i përjashtoj të gjithë këta lojtarë që pësuan këtë humbje. Gjithsesi, nëse federata mendon se kjo disfatë është vetëm faji im dhe ata nuk mbajnë asnjë përgjegjësi, jam gati që të dorëhiqem. Fatkeqësisht, humbja me Italinë është pasqyra aktuale e të gjithë futbollit armen, por unë dua që të vazhdoj të punoj, do të ndryshoj rrënjësisht gjërat, nëse federata ndan përgjegjësitë me mua dhe më mbështet. Fjalë të tjera nuk kam, madje nuk ka as fjalë për të shpjeguar apo të gjej arsyet e kësaj humbjeje me Italinë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"