Pësoi 4 gola në Shkodër, Daja shkund Skënderbeun: Kush nuk bind, të lërë fanellën!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2019 | 9:08

Pësoi 4 gola në Shkodër, Daja shkund Skënderbeun: Kush nuk bind, të lërë fanellën!

Skënderbeu është në një moment të vështirë dhe humbja me Vllazninë tregoi se ekipi nuk ka stabilitet. Korçarët dështuan që të ruanin ecurinë pozitive dhe ekipit i mungon mentaliteti i kampionit, i humbur tashmë prej dy sezonesh.

daja

Me shumë ndryshime në ekip, korçarët nuk shprehen në të njëjtën mënyrë loje edhe për shkak të mungesës së eksperiencës. Në kushte të tilla, figura e trajnerit është ajo që bën diferencën.

Për këtë arsye Ilir Daja ka vendosur të shkundë të tijtë, duke treguar se me një lojë të tillë nuk mund të marrin rezultate. Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, Daja mohon problemet e jashtme të ekipit, teksa thekson që ata duhet të kuptojnë se çfarë përgjegjësie kanë në kohën kur kanë ardhur tek ky ekip.

Daja, sa e rëndë ishte për ju kjo humbje ndaj Vllaznisë?

Ishte një humbje që nuk i shkon për shtat ekipit tonë dhe normalisht që ishte e rëndë. Nuk e kishim menduar që mund të shpreheshim kështu, përkundrazi mendonim se do të shkonim në Shkodër për të marrë një rezultat, por ndeshja na tregoi të kundërtën. Tregoi se, nëse nuk jep maksimumin, nuk ke se çfarë të pretendosh më tej për rezultatin e një ndeshjeje. Duhet të na shërbejë si mësim për të ardhmen, veçanërisht për lojtarët që nuk kanë shumë eksperiencë në ekip. Ishte një humbje që kishte disa elemente brenda. Dy golat e parë ishin komplet të evitueshëm dhe më pas lojtarët u goditën dhe nuk morën frenat e lojës në dorë.

Kur thatë: “Marr përgjegjësitë e mia për këtë ndeshje”, për çfarë përgjegjësish e kishit fjalën?

Unë kam folur me ekipin dhe thashë që nuk gjej një rezultat të tillë në karrierën time dhe nuk e kam kaluar lehtë këtë humbje. Përgjegjësitë e mia janë tek ekuilibri i ekipit dhe në momentin kur një ekip humb ekuilibrat, do të thotë se duhet të ndryshoj diçka. Kështu që, mund të them se me marrjen e përgjegjësive do të vendosen detyra të specifikuara për lojtarët dhe ata që nuk i zbatojnë do të duhet ta dorëzojnë fanellën e titullarit. E them këtë, pasi lojtarët me eksperiencë na duhen për të tërhequr ekipin në moment të vështira, pasi edhe nëse do të luanim ndryshe në Shkodër them se nuk do të kishim këtë rezultat për të mos thënë se mund të merrnim më shumë.

LLAZI SARO

INTERVISTËN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"