Pësoi 4 gola ndaj Shalkes, trajneri i Dortmundit bën gati valixhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2017 | 18:06

Pësoi 4 gola ndaj Shalkes, trajneri i Dortmundit bën gati valixhet

Peter Boshz tashmë rrezikon seriozisht stolin e Borusias së Dortmundit. Barazimi i çmendur ndaj Shalkes, teksa ishte në avantazhin e katër golave, ka bërë që e ardhmja e teknikut të vihet seriozisht në dilemë.

peter bosz

Jo vetëm derbi i Ruhrit, por edhe rezultatet e dobëta në Bundesligë, si dhe në Ligën e Kampioneve, kanë bërë që Dortmundi të ketë një bilanc shumë të keq. Në pesë javët e fundit, verdhezinjtë nuk kanë regjistruar asnjë fitore, dhe tashmë gjenden 9 pikë larg Bajerni kryesues. Nuk flitet ende për ndonjë zëvendësues të Boshz, por tashmë pozitat e tij në krye të stolit janë lëkundur ndjeshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"