Peskara, me tre shqiptarë në fushë në miqësoren ndaj Teramos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2016 | 19:20

Peskara, me tre shqiptarë në fushë në miqësoren ndaj Teramos

Skuadra e Peskarës ka fituar me rezultatin 2-0 miqësoren përgatitore që ka zhvilluar sot ndaj Teramos. Ajo që binte më shumë në sy në këtë ndeshje ishte fakti se që nga minuta e parë, në fushën e lojës për skuadrën e Serisë A ishin tre futbollistë shqiptarë.

manaj

Përveç Ledian Memushajt në mesfushë dhe Rei Manajt në sulm, trajneri Masimo Odo vendosi të aktivizonte që nga minuta e parë edhe 18 vjeçarin Leonardo Maloku. Mbrojtësi i krahut të djathtë i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore të këtij sezoni dhe duket se Odo e sheh atë si një lojtar premtues, ndaj i ka besuar në pjesën e parë të kësaj sfide.

leonardo maloku

Maloku ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare U-17 në të kaluarën, duke luajtur në të tre ndeshjet e përfaqësueses së drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç në eliminatoret e Europianit të kësaj grupmoshe në vitin 2014.

leonardo maloku fabio sakaj

Në pjesën e dytë të ndeshjes së sotme, si Maloku, ashtu edhe Memushaj u lanë vendin lojtarëve të tjerë, ndërsa Manaj luajti deri në fund të takimit. Ai dha asistin për golin e dytë të skuadrës së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"