Pështyu zyrtarin, Disiplina ‘burgos’ drejtorin e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2016 | 14:45

Pështyu zyrtarin, Disiplina ‘burgos’ drejtorin e Tiranës

Sot është mbledhur Komisioni i Disiplinës në FSHF për të diskutuar problemet e javës që lamë pas, ku është marrë kryesisht me ndeshjen Skënderbeu­-Tirana. shehriAjo që bie në sy është dënimi i drejtorit të përgjithshëm të Tiranës, Saimir Shehrit, i cili është dënuar me 2 vjet pezullim nga aktiviteti, pasi pështyu zyrtarin e ndeshjes në Korçë.

Gjithashtu, Skënderbeu e Tirana janë dënuar edhe me një gjobë të konsiderueshme, për sjellje të gabuar të tifozerive.

Pezullime ka pasur edhe për Tërbunin, që për dy ndeshjet e radhës humbet trajnerin Viktor Gjoni dhe futbollistin Abaz Karakaçi, ndërkohë që Skënderbeu për femra është përjashtuar nga kupa për dy edicionet e ardhshëm.

Vendimet e plota:

1.Zevendes tranjeri i KF “Teuta”, Klodian Dervishi, per ofendim ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.

2.Zyrtari i KF “Tirana”, Saimir Shehri, per pershtytje ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 24 (muaj) pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 49/2.c te KDS.

3.Tranjeri i KF “Terbuni”, Viktor Gjoni dhe lojtari i KF “Terbuni”, Abaz Karakaçi, per protesta ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes , denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv ,bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.

4.KF “Skenderbeu” dhe KF “Tirana”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre, denohet secili me 100.000 (njeqindmije) leke gjobe, bazuar ne nenin 66/1 te KDS. 19.KF “Skenderbeu” femra, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Vllaznia” femra, humbet te drejten per te marre pjesen ne 2(dy) edicionet e ardheshem te Kupes se Shqiperise femra, bazuar ne nenin 55/2 te KDS.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"