Pështyu kundërshtarin, Zherard merr vendimin për Grezdën: Nuk do të luajë më kurrë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 20:34

Pështyu kundërshtarin, Zherard merr vendimin për Grezdën: Nuk do të luajë më kurrë…

Eros Grezda është përfshirë në një sherr me kundërshtarin e tij gjatë një takimi me të rinjtë e Reinxhërsit, ku ai tashmë aktivizohet.Grezda

Gjatë sherrit Grezda në nerva e sipër e ka pështyrë kundërshtarin e ti, duke treguar një figurë shumë të keqe.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Reinxhërsit, Stiven Zherard, i cili për këtë është shprehur: “Ia kemi treguar se si është situata për atë. E kemi këshilluar që të gjejë një sfidë të re. Po tentojmë të jemi të respektueshëm me të, duke i dhënë minuta herë pas herë në mënyrë që të jetë në një formë të mirë, pasi ka ende merkato të hapura në kampionate të ndryshme, që mund t’i përshtaten atij.

Grezda

Sidoqoftë nëse ju silleni në këtë mënyrë, atëherë ju nuk mund ta përfaqësoni më këtë klub. Askush nuk e bën atë kur vesh fanellën e Reinxhërsit, kështu që do të merren masa. Duhet të kuptoj më mirë se çfarë ka ndodhur, do të marr opinionet e lojtarëve të tjerë. I kam disa versione dhe e di se çfarë ka ndodhur, nuk jam aspak i lumtur për atë që ka bërë. “, u shpreh trajneri.

Mesa duket aventura e Grezdës te Reinxhërsi ka marrë fund dhe tani ai duhet të gjejë një ekip të ri për të vazhduar karrierën e tij, pasi nuk do të jetë më pjesë e skocezëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"