Pështyu kundërshtarin në fytyrë, Duglas Kosta kërkon falje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 19:53

Pështyu kundërshtarin në fytyrë, Duglas Kosta kërkon falje

Dagals Kosta u bë pjesë e një episodi shumë të shëmtuar në ndeshjen që Juventusi zhvilloi ditën e sotme përballë Sasuolos. Lojtari brazilian pati një moment gjaknxehtësie me lojtarin kundërshtar, Di Françesko.

41810854_767739930235490_1604251318203973632_n (1)

Lojtari goditi me brryl kundërshtarin e tij dhe më pas në momente nervash, ai edhe e ka pështyrë lojtarin e Sasuolos. Por për këtë gjestm Kosta e ka pranuar se ka qenë i shëmtuar dhe se nuk duhet ta bënte.

“Dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve të Juventusit për këtë. Po ashtu, u kërkoj falje bashkëlojtarëve, të cilët i kam gjithmonë përkrah, në kohë të mira dhe këqija. Ishte gjë e shëmtuar, jam i vetëdijshëm për këtë dhe ju kërkoj falje të gjithëve”- tha Kosta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"