“Pështy lart dhe të bie në fytyrë”, Dede i zhgënjyer pas humbjes: Nuk ke ku ta kërkosh…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2022 | 19:34

“Pështy lart dhe të bie në fytyrë”, Dede i zhgënjyer pas humbjes: Nuk ke ku ta kërkosh…

Nevil Dede pranon humbjen, ndonëse jep një mesazh të koduar. Gjatë një deklarate të dhënë direkt pas ndeshjes, numri një i pankinës së Erzenit evidenton se nuk ka t’i kërkojë shkaqet e humbjes.

NEVIL DEDE

Megjithatë, vend për dorëzim nuk ka dhe paralajmëron se tashmë do të përqendrohen te pjesa e mbetur e garës.

“Kishim ardhur në Peshkopi për të marrë një rezultat pozitiv. Nuk ia arritëm dot qëllimit. Kundërshtari luajti më mirë se ne dha arriti që të na ndëshkonte me dy gola që në pjesën e parë. Por kur humb, nuk ke ku ta kërkosh askund… ‘Pështy lart dhe të bie në fytyrë, pështy poshtë dhe s’ke ku ta kërkosh’. Tani duhet që të shohim përpara”, u shpreh trajneri i Erzenit. Kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje deri në finish, gjithçka bëhet malore për ngjitjen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"