PESHËNGRITJE/ Sekretari i FBP takohet me Yllin dhe Gjozën, Shqipëria bëhet kandidate për Botërorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2022 | 9:14

PESHËNGRITJE/ Sekretari i FBP takohet me Yllin dhe Gjozën, Shqipëria bëhet kandidate për Botërorin

Viti 2022 e sheh Sh qipërinë në fokusin kryesor të peshëngritjes ndërkombëtare, teksa vendi ynë do të presë evenimente madhore, siç janë Kampionati Europian për të rritur apo edhe zgjedhjet e Federatës Botërore.

koksh

Lidhur me këto aktivitete, së fundmi në Shqipëri ka ardhur sekretari i përgjithshëm i Federatës Botërore të Peshëngritjes, Mohammed Hasan Jalood, i cili është edhe kandidati i vetëm për presidencën në zgjedhjet e federatës botërore.

Jalood, fillimisht ka pasur takim me ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ndërsa dje është pritur gjithashtu edhe në zyrat e Komitetit Olimpik nga presidenti Fidel Ylli, si dhe nga kreu i peshëngritjes shqiptare, Elez Gjoza. Një takim, që në qendër të vëmendjes ka pasur aktivitetet madhore që presin shtangën, në të cilin kreu i FSHP-së, Elez Gjoza, dha lajmin e madh se Shqipëria ka hedhur zyrtarisht kandidaturën për të marrë edhe organizimin e Kampionatit Botëror 2022.

JALOOD – Kandidati për kreun e Federatës Botërore, ndër tjera u shpreh kështu për vizitën e tij në vendin tonë: “Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe ndihem mirë, pasi që ka një frymë bashkëpunimi në të gjitha takimet. Shqipëria është një partner i rëndësishëm, kjo jo vetëm për medaljet. Jemi të bindur që do të bëjmë një Kampionat Europian shembullor, sikurse edhe Botërorin e moshave, që vitin tjetër do të mbahet sërish këtu në Tiranë. Potencialisht në Shqipëri do të bëhen aktivitetet më të mëdha të peshëngritjes”, deklaroi Mohammed Jolodd.

GJOZA – Kreu i shtangës shqiptare komentoi vitin e ngjeshur të aktiviteteve ndërkombëtare në Shqipëri, ndërsa zbuloi kandidaturën për të pritur gjithashtu edhe Botërorin e të rriturve: “Kemi bërë një kërkesë për ta zhvilluar këtë aktivitet, pasi Kina për shkak të pandemisë ka refuzuar zhvillimin. Ne jemi partnerë të denjë të Federatës Botërore dhe Europiane. Do të bëjmë një platformë, pasi Botërori është shumë i rëndësishëm. Është eventi më i madh për shtangën”, u shpreh Gjoza.

YLLI – Presidenti i Komitetit Olimpik konfirmoi edhe një herë tjetër mbështetjen e KOKSH-it për të pritur evente madhore në vendin tonë: “KOKSH-i, siç dihet, nuk bën sport, por ka detyrë për të mbështetur federatat dhe t’u gjejë burime financiare, të lobojë me ministrinë, qeverinë dhe partnerë të ndryshëm me sponsor. Të presë gjithë personalitetet e federatave botërore, sepse tek e fundit kjo është çështje besimi. Ata nuk duan vetëm fjalën e presidentit, por duan gjithashtu edhe fjalën e presidentit të Komitetit Olimpik, duan edhe fjalën e ministres, kryeministrit për të bërë një aktivitet madhor”, deklaroi Fidel Ylli, i cili në përfundim të takimit shkëmbeu edhe disa dhurata simbolike me Mohammed Jalood.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"