Peshëngritje/ Medalje bronzi në Europian, Evangjeli Veli ngjit flamurin kuqezi në podium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2021 | 19:37

Peshëngritje/ Medalje bronzi në Europian, Evangjeli Veli ngjit flamurin kuqezi në podium

Shqipëria shkëlqen në debutimin e saj në Kampionatin Europian të peshëngritjes që po zhvillohet në Rusi. Evagjeli Veli ka arritur që të fitojë medalje bronzi në stilin e shkëputjes. Shtangistja kuqezi, e cila garoi në kategorinë e peshave 55 kg, arriti të ngrejë 89 kg, duke zënë vendin e tretë.

mODELJA

Në shtytje Veli u rendit e teta me 105 kg, duke e mbyllur dygarëshin në vend të pestë me 194 kg gjithsej. Me rezultatet e regjistruara në Moskë, Veli shënoi edhe tre rekorde të reja kombëtare.

2222

Kujtojmë që rreth 2 muaj më parë Evangjeli Veli kishte njoftuar largimin nga kombëtarja, pas disa mosmarrëveshjeve me federatën, por palët gjetën gjuhën e përbashkët, duke i sjellë Shqipërisë medaljen e radhës në peshëngritje.

2333

Në ditët në vijim radhën për të garuar në Europian e kanë Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj, të cilët pritet ti sjellin të tjera medalje Shqipërisë.

kOMBETRJA E PESHENGRITJES

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"