Peshëngritje/ “Kushtet e federatës janë të papranueshme”, Veli: Më kërkojnë që të lë shkollën dhe punën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2021 | 14:24


Peshëngritje/ “Kushtet e federatës janë të papranueshme”, Veli: Më kërkojnë që të lë shkollën dhe punën

Disa ditë më parë Evangjelia Veli kërkoi zyrtarisht shkëputjen nga Kombëtarja shqiptare e peshëngritjes. Sportistja shprehu të gjithë zhgënjimin e saj për trajtimin që FSHP i ka bërë prej kohësh, teksa tha se nuk ishte vlerësuar dhe mbështetur siç i takonte një sportisteje të Kombëtares. Gjithashtu, Veli deklaroi se federata nuk e kishte ftuar për të marrë pjesë për në Kampionatin Europian, gjë të cilën presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza, e mohoi gjatë një prononcimi për gazetën. Një ditë më parë Veli ka pasur një tjetër takim me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, ndërsa duket se ka mbetur sërish shumë e zhgënjyer.
Evangjelia-Veli
“Dje më thirrën në federatë për të diskutuar për trajtimin, ndërsa nuk u fol fare për atë gjë. Federata më vuri sërish kushtin e grumbullimit për të marrë pjesë në Kampionatin Europian. Ata më kërkojnë që të lë punën dhe studimet sepse sporti do sakrifica, por unë nuk marr asnjë mbështetje apo trajtim nga federata që të lë punën. Unë kurrsesi nuk mund t’i pranoj këto kushte që po më vendosin, në një kohë kur e dinë shumë mirë që jetoj larg dhe e kam të pamundur të marr pjesë në këto grumbullime”, deklaroi Evangjelia Veli në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”.
hqdefault
Në të tilla rrethana peshëngritësja konfirmon edhe një herë kërkesën për shkëputje nga Kombëtarja, ndërsa shpreson që ajo të vijë sa më parë: “Shkolla dhe puna janë parësore për mua sepse sporti nuk vazhdon gjatë gjithë jetës. Unë nuk mund ta përballoj dot jetën me atë që më ofron peshëngritja, kështu që shpresoj të ma japin sa më parë dokumentacionin e shkëputjes nga ekipi kombëtar. Kjo ishte edhe arsyeja që unë erdha sot (dje) në federatë, edhe pse nuk u diskutua fare për këtë problem”, përfundoi prononcimin e saj Veli.

29-vjeçarja bën të ditur se për këtë shqetësim i ka shkruar edhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, duke vënë në dijeni ministren Evis Kushi, teksa kërkon ndihmë që ta marrë sa më parë shkëputjen zyrtare nga FSHP-ja.|

Reagon Gjoza: Veli s’është përjashtuar, të vijë në grumbullim

Peshëngritje/ “Kombëtarja shqiptare s’më vlerësoi kurrë”, Evangjelia Veli letër presidentit Gjoza: Ndihem e tradhëtuar nga Federata!

 

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/