PESHËNGRITJE/ Erkand Qerimaj, sot në pedanë për medalje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2022 | 9:15

PESHËNGRITJE/ Erkand Qerimaj, sot në pedanë për medalje

Peshëngritja kuqezi do të çelë sot garat në Lojërat Mesdhetare, teksa në orën 18:00 do të ngjitet në pedanë Erkand Qerimaj në kategorinë e peshave 73 kg.

ERKAND QERIMAJ

Shkodrani vjen si kampion i freskët i Europës në këtë eveniment dhe ka pritshmëri të larta për medalje.

Qerimaj ka treguar një formë shumë të mirë garë pas gare, ku edhe një herë tjetër synon të ngjisë flamurin kuqezi në podium.

Shtanga do t’i mbyllë garat të hënën me Albert Metën, i cili do të konkurrojë në kategorinë e peshave +102 kg.

Peshëngritja shqiptare nuk ka qenë me shumë fat në këto Lojëra Mesdhetare, pasi plot 3 sportistë kanë humbur pjesëmarrjen për shkaqe shëndetësore në “Oran 2022”.

Fillimisht Briken Calja njoftoi mungesën e tij në garë, duke qenë se ende nuk ka rikuperuar nga dëmtimi në shpatull.

Një humbje e madhe kjo, pasi shtërmenasi konsiderohej si favorit i madh për medalje.

Më pas Evangjelia Veli rezultoi pozitive me COVID para nisjes për në Oran, e cila gjithashtu vinte me shumë pretendime dhe si kampione e dyfishtë e Europës. Ndërkohë, Mateus Caci gjithashtu nuk konkurroi dje pasi është i dëmtuar.

ORAN 2022

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"