Peshëngritje/ Analizat e gjakut janë OK, medaljet e Caljes të pastra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2021 | 21:16

Peshëngritje/ Analizat e gjakut janë OK, medaljet e Caljes të pastra

Vetëm disa ditë më parë Briken Calja tronditi me tri medalje të fituara në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që u mbajt në Tashkent të Uzbekistanit. Kampioni kuqezi bëri një paraqitje historike, teksa fitoi medalje ari në stilin e shkëputjes, ndërsa mori argjend në shtytje dhe dygarësh.

calja

Një rezultat i jashtëzakonshëm që e konfirmon shtangën absolutisht si sportin numër 1 të vendit në arenën ndërkombëtare. Por, siç dihet, peshëngritja shqiptare në të shkuarën është përfshirë jo pak herë në skandalet e dopingut, ku kemi pasur raste të shumta në të cilat shtangistët tanë kanë rezultuar pozitivë me substanca të ndaluara. Megjithatë, prej disa vitesh shtanga duket se e ka lanë pas krahëve këtë anë të errët, teksa tashmë po koleksionon vetëm suksese të pastra. Të tilla ishin edhe rezultat e arritura në Kampionatin Botëror.

Së fundmi kanë ardhur edhe përgjigjet e analizave të gjakut për Briken Caljen, të cilat kanë rezultuar negative ndaj çdo substance të ndaluar, duke konfirmuar kështu pastërtinë e peshëngritësit shtërmenas në Botëror. Tashmë pritet edhe përgjigja e analizave të urinës, për të certifikuar medaljet e marra në Tashkent.

Vetëm disa ditë më parë trajneri i Caljes, Gerald Toska, i cili ka gjithashtu edhe profesionin e bletërritësit, bëri të ditur për gazetën se rezultatet e Brikenit janë të pastra si mjalti pa hile.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"