Peshëngritësit sulmojnë ish-presidentin: Ky është skandali i kusarit Elez Gjoza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2018 | 11:21

Peshëngritësit sulmojnë ish-presidentin: Ky është skandali i kusarit Elez Gjoza

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, ka dhënë dorëheqjen ditën e djeshme pas skandalit me Romela Begajn e cila rezultoi pozitive në testin e parë antidoping.

Ndërsa ditën e sotme, disa peshëngritës kanë dalë në një deklaratë për mediat, ku kanë sulmuar Gjozën dhe presidentin e përkohshëm Beqiraj. Ata kanë kërkuar zgjedhje të menjëhershme në FSHP.

ghg

“Duam zgjedhje urgjente, ky është skandali i kusarit Elez Gjoza. Ne duhet të vendosim për të ardhmen tonë, të marrin fund këto skandale, se ne djersitemi, lodhemi në palestër, gjithçka duhet të shkojë siç i takon këtij sporti burrëror të peshëngritjes. Të zgjidhet Presidenti i ri në mënyrë që të organizojmë kampionatin europian. Jo të merret Gudar Beqiri, se s’ka asnjë asnjë kontribut”, u shprehën ata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"