Peshëngritësi shpërthen ndaj presidentit të Federatës: Njeri pa burrëri! Erdhe me premtime të mëdha, por tani sheh xhepin tënd

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 22:29

Peshëngritësi shpërthen ndaj presidentit të Federatës: Njeri pa burrëri! Erdhe me premtime të mëdha, por tani sheh xhepin tënd

Peshëngritësi i Kombëtares Shqiptare Krenar Shoraj shumë i pakënaqur me trajtimin që po i bëhet, ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke akuzuar presidentin e FSHP, Thedhor Masllavica.

krenar shoraj

Shoraj shprehet në statusin e tij se presidenti Masllavica i kishte bërë premtime të mëdha para se të vinte në krye të Federatës së Shtangës, por tashmë ai thotë se është paguar vetëm 5 muaj në vitin 2019.

theodhor masllavica

Ja çfarë shkuan shtangisti vlonjat në profilin e tij në “Facebook”:

STATUSI I KRENAR SHORAJT

Presidenti i federatës se peshëngritjes, njeriu që ne i besuam të drejtonte federatën, ka dy vjet që ka ardhur në këtë institucion dhe vetëm po na gënjen e mashtron. Një njeri pa pikë burrërie, njeri që ha fjalët e tij, ça thotë tan, s’ta thotë pastaj. Një njeri që sa herë e merr ne telefon s’të përgjigjet. I dërgon mesazhe, s’të kthen përgjigje. Pse vallë ky ndryshim i madh sepse para se te bëheshe president, ke bërë shumë premtime të mëdha, prandaj dhe sportistët të besuan ty. Ndërsa tani i ke shtyp të gjithë sportistët, nuk u jep trajtimet ushqimore. Ke paguar vetëm 5 muaj për vitin 2019. Si ka mundësi se je njeri që vjen nga biznesi, ata punëtoret e tu si i paguan 5 muaj në vit? Sepse para se të bëheshe president na premtove që 12 muaj në vit do t’u jepen trajtimet ushqimore. Apo mos ndoshta këto premtime i ke bërë si gjithë paraardhësit e tu, sa ulen në karrige e s’duan t’ia dinë për sportistët, por për xhepat tuaj. Një fatkeqësi e madhe që i besuam federatën këtij njeriu te pa aftë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"