Pesëdhjetë milionë euro në sezon për Haland dhe 40 milionë komision, zbulohen shifrat e frikshme që Raiola i kërkoi Çelsit për sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2021 | 19:46

Pesëdhjetë milionë euro në sezon për Haland dhe 40 milionë komision, zbulohen shifrat e frikshme që Raiola i kërkoi Çelsit për sulmuesin

Transferimi i Romelu Lukakut te Çelsit erdhi vetëm pasi londinezët dështuan të gjenin gjuhën e përbashkët me sulmuesin e Borusias së Dortmundit, Erling Haland i cili kishte kërkesa stratosferike për pagën.

raiola

Por gazeta gjermane ‘’BILD’’ ka zbuluar detaje të frikshme mbi kërkesat e agjentit të Haland, Mino Raiola drejtuar klubit londinez. Mino Raiola ka kërkuar për klientin e tij një pagë prej 820 mijë paundësh në javë, çka i bie në total 50 milionë euro në sezon.

Gjithashtu Raiola i ka kërkuar Çelsit 40 milionë euro komision për këtë transferim, e cila gjithsej për 5 vite kontratë do të përkthehej në 300 milionë euro, pa përfshirë shumën që do të fitonte Dortmundi nga transferimi.

Shifra të frikshme këto në këto kohë krizash që detyruan sulmuesin të qëndrojë në Gjermani edhe për një sezon, pasi askush nuk është i gatshëm të paguajë ato shifra për një 21-vjeçar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"