Pesë sfidat e fundit pa asnjë barazim, Laçi plot dilema përballë Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 10:09

Pesë sfidat e fundit pa asnjë barazim, Laçi plot dilema përballë Partizanit

Laçi do të luajë sot ndeshjen e radhës në kampionat, teksa përballë është Partizani pritës, një skuadër, që kurbinasit kanë ditur ta mundin në fazën e dytë dhe janë mposhtur në sfidën e parë me një gol të Skukës.

FOTO: P. Pashollari

FOTO: P. Pashollari

Por jo vetëm, këto dy ndeshje të fundit tregojnë për luftën e fortë në betejat mes këtyre skuadrave dhe rezultatin e paparashikueshëm, që këto rezervojnë.

Asnjëra nga pesë ndeshjet e fundit nuk kanë përfunduar në barazim, teksa diferenca mes fituesit dhe humbësit është ndarë nga vetëm një gol.

Kurbinasit kanë fituar dy prej këtyre sfidave, teksa Partizani ka dalë tri herë fitimtar ndaj bardhezinjve.

E shkuara tregon se kjo përballje i ka në lojë të tria rezultatet dhe pritet të jetë një ndeshje mjaft e ngushtë dhe e paparashikueshme. Me siguri episodet do të vendosin gjithçka.

SITUATA – Kurbinasit vijnë pas dy rezultateve shumë të mira në kampionat, teksa ndaj “demave” do të kërkojnë fitoren e tretë radhazi, me qëllim afrimin sa më të madh me kreun.

Gjithsesi, misioni nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi gjatë javës trajnerit, Gentian Mezani, i janë shfaqur disa telashe dhe alarmi më i madh është në mesfushë.

Një nga lojtarët kryesorë të skuadrës, Majkëll Babatunde, do të mungojë në këtë ndeshje për shkak të pezullimit më kartonë.

Të sigurt në mesfushë janë Ukja dhe Manellari, teksa një alternativë për të zëvendësuar Babatunden është një mes Spahiut dhe Bajramajt.

Nga ana tjetër, shanset e Guindos janë 50-50 për të qenë gati për këtë sfidë.

02

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"