Pesë sekretet e Nejmarit, ja çfarë bën para se të futet në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2016 | 19:26

Pesë sekretet e Nejmarit, ja çfarë bën para se të futet në fushë

Futbollisti brazilian i Barcelonës, Nejmar, është vënë në fokus të mediave ndërkombëtare për ritet që ndjek para se të futet në fushën e lojës. E përditshmja spanjolle ‘Sport’ shkruan se Nejmar bën pothuajse 5 veprime të ngjashme në çdo ndeshje.

NeymarGjëja e parë që ai bën është telefonata me babain e tij për të cilin thotë se karikon gjithmonë me fjalë të mira. Nejmar njihet si besimtar dhe para se të luajë për katalanasit, ai i lutet Zotit që ta mbrojë. Pasioni tjetër i tij është të dëgjojë muzikë, kryesisht këngë braziliane.

Sipas të përditshmes spanjole një tjetër veprim që futbollisti ndjek është të shkuarit në tualet para çdo ndeshjeje. “Duhet gjithmonë të kaloj nga aty”,-thotë ai, ndërsa veprimi tjetër i tij është bërja e fotove dhe postimi i tyre në rrjetet sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"