Pesë portierë në stërvitje, Lushnja për “Rekord Gines”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 22:28

Pesë portierë në stërvitje, Lushnja për “Rekord Gines”

Lushnja vazhdon përgatitjet. Aktualisht, në fushë kanë zbritur 31 lojtarë, nga ku 5 janë portierë të cilët janë duke u stërvitur të organizuar. Më tej pritet që skuadra të startojë fazën, ku rrjedhimisht mendohet që të ketë edhe grumbullim.

Për këtë fakt, në muajin gusht është parashikuar një shpenzim prej 720 mijë lekësh (të rinj) nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve. Ndërsa gjithçka do të zyrtarizohet me vendosjen e kontratave sezonale për 25 futbollistë përmes bashkëpunimit me Bashkinë e Lushnjës. Nga njësia vendore deri më tani nuk ka asnjë informacionin për trajtimin financiar të futbollistëve në Kategorinë e Parë.

lushnjaa

MESFUSHORI – Ergys Alushi ka nisur stërvitjen me skuadrën e Lushnjës. Kuçovari, që ka luajtur tri sezone radhazi me verdhejeshilët (dy në Kategorinë e Parë dhe një në Superiore), është më shumë se i ambientuar në këtë qytet. Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, 32-vjeçari shprehet se skuadra do të mund të rikthehet shumë shpejt në elitë. “Lushnja është një pjesë e rëndësishme e karrierës sime.

Lushnja

Kam tre vjet që jap maksimumin tim për këtë ekip. Kemi dalë në stërvitje dhe kemi filluar nga përgatitjet nën drejtimin e profesor Ilirit. Jemi të ndërgjegjshëm se duhet shumë punë që Lushnja të pretendojë përsëri kthimin në Kategorinë Superiore. Në ekip ka shumë ndryshime, por mendoj se Lushnja me kapitenin Sefa në pararojë, do të jetë shumë e fortë dhe një pretendente serioze për elitën”, tha mesfushori me tipare mbrojtëse.

Lushnja

Gjatë kësaj jave, në seancat stërvitore të Lushnjës ka pasur një vizitor të veçantë, ish-futbollisti i shquar i viteve ’70, Afrim Karame, që është emigrant në Greqi. Në një prononcim për gazetën, ai tha: “Një skuadër që bie nga Kategoria Superiore me 11 pikë është një skuadër fatkeqe. Një skuadër ringrihet përmes investimeve si në infrastrukturë ashtu edhe në përbërje, duke u shpërblyer si individ dhe si ekip në nivele të kënaqshme”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"