Pesë pikë më pak se Partizani i Gegës, Lerda kërkon revansh ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 10:00

Pesë pikë më pak se Partizani i Gegës, Lerda kërkon revansh ndaj Vllaznisë

Në tri javët e para të kampionatit aktu al u fol për një Partizan që ishte fotokopje e skuadrës së drejtuar nga ishtrajneri Skënder Gega një vit më parë. Por transferta e Laçit, në javën e katërt, i ndau korsitë, pasi të besuarit e trajnerit Franko Lerda nuk arritën të merrnin pikë.

partizani

Statistikat e shtatë javëve të para flasin qartë që ecuria e Partizanit të Lerdës është më e ulët se e “demave” të drejtuar nga Gega, që në fund u kurorëzuan me titullin kampion, trofe i cili vinte pas një mungesë 26-vjeçare. Nesër, kampionët në fuqi i pret një transfertë e vështirë, ku në Shkodër ndeshen me bashkëkryesuesit e kampionatit, Vllazninë.

Që situata të mos përkeqësohet dhe që Partizani të mos distancohet nga kreu, trajneri Lerda pritet të hedhë në fushë një formacion që do të kërkojë revanshin e pikëve të lëna deri tani. Në shtatë javët e para, skuadra e Lerdës ka grumbulluar 5 pikë më pak se Partizani i edicionit të fundit, në të njëjtën pikë të kampionatit. Ekipi i trajnerit italian i ka të gjitha të dhënat e 7 ndeshjeve të para më të ulëta sesa skuadra e drejtuar nga Skënder Gega.

dgdgd

Partizani aktual ka 11 pikë dhe mban vendin e gjashtë, ndërsa vjet në këtë periudhë kishin 16 pikë dhe ishin të parët. 6 gola ka shënuar Partizani në shtatë javë kampionat, që i bie të ketë një mesatare shënimi 0.85 gola për ndeshje. Ndërsa golat e pësuar janë pesë. Vjet golat e shënuar ishin tetë dhe kishin pësuar vetëm në një rast, pikërisht me penallti, në javën e parë në Korçë.

5 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje ishte bilanci i skuadrës së drejtuar nga Skënder Gega, ndërsa të kuqtë nën drejtimin e Franko Lerdës deri tani kanë 3 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Në krahasim me edicionin e shkuar, skuadra aktuale është më e investuar, fakt i cili vërtetohet vetëm në sulm, ku drejtuesit, gjatë merkatos së verës, afruan tri alternativa për “pykën” e munguar. Nisur nga këto shifra, i bie që nesër të besuarit e Lerdës të kërkojnë trepikëshin në “Loro Boriçi”.

ILIR CARA 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"