Pesë muaj në burg, merret vendimi për Fabricio Mikolin/ Ja çfarë do të ndodhë me ish-sulmuesin e famshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2022 | 21:27

Pesë muaj në burg, merret vendimi për Fabricio Mikolin/ Ja çfarë do të ndodhë me ish-sulmuesin e famshëm

Lajme të mira për ish-zv.trajnerin e Dinamos, Fabricio Mikoli, i cili është liruar nga burgu i Rovikos, pas më shumë se 5 muajsh në arrest.

b11fe350244bfb796d6b7f871341248e-60610-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e

Ish-sulmuesi i Juventusit,  Palermos dhe kombëtares italiane, ka dalë nga burgu dhe dënimi i tij është kthyer në shërbim social. Mikoli u dënua me tre vite e tre muaj burg për “zhvatje me metoda mafioze” Një dënim që nisi ta kryente nga 24 nëntori i vitit të shkuar. Megjithatë, Gjykata e Venecias mori parasysh kërkesën që avokati Antonio Savoia, bëri, për ta liruar me kusht.

mIKOLI MOREIRO

42-vjeçari do të shkojë këtë mesnatë në shtëpinë e tij, ku do të nisë edhe forma e re e dënimit. Ndërkohë që më parë, Mikoli gjatë dënimit pati edhe një shërbim prove në akademinë e futbollit që ka krijuar vetë ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"