Pesë muaj jashtë fushave, kapiteni Xhaka: Jam gati!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2018 | 9:41

Pesë muaj jashtë fushave, kapiteni Xhaka: Jam gati!

Kombëtarja do të startojë Ligën e Kombeve për dy javë, ndërkohë që trajneri Panuçi ka marrë lajmin më të mirë të verës deri tani. Taulant Xhaka ka zhvilluar 90 minuta të plota në Kupën e Zvicrës me Bazelin, ndërkohë që kishte qëndruar jashtë fushave të lojës prej dëmtimit që nga muaji prill.

39700695_10156613735801407_893441257282469888_n

Futbollisti kuqezi ka dhënë shenja mjaft të mira dhe trajneri i ka besuar atij minutazh të plotë. Si për fat, mungesa e kapitenit dhe zëvendëskapitenit të parë ka bërë që shqiptari të rikthehet në fushën e lojës me fashën e kapitenit në krah. “Falënderoj trajnerin për besimin që më ka dhënë.

Xhaka

Nuk është e lehtë të jesh kaq gjatë jashtë fushave, por ndihem mirë. Jam gati për sezonin e ri dhe më vjen mirë që skuadra fitoi. Kam ende nevojë për punë që të arrij formën time më të mirë”, u shpreh Xhaka në fund të fitores së Bazelit në Kupën e Zvicrës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"