Pesë largime nga Vllaznia, dy futbollistë drejt kalimit në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2021 | 23:15

Pesë largime nga Vllaznia, dy futbollistë drejt kalimit në Kosovë

Shkon në pesë numri i largimeve nga Vllaznia. Pas Elmir Lekajt që ka firmosur me Arbërinë në Superligën e Kosovës, si dhe dy të huaj: Eugenio Sidorenko dhe Kristofer Mandiangu, të cilët janë jashtë planeve të klubit, tashmë mund të quhen të larguar edhe dy shkodranë. Bëhet fjalë për mbrojtësin Enes Isufi dhe mesfushorin Behar Ramadani.
Behar-Ramadani-696x466
Të dy pritet të vazhdojnë karrierën në Kosovë. Ashtu siç ka paralajmëruar “Panorama Sport”, Ramadani ka arritur marrëveshjen me klubin e Drenicës, që drejtohet nga Bledar Devolli. Ai pritet të prezantohet nesër te kjo skuadër, ndërsa ka gjetur mirëkuptim me Vllazninë për prishje të kontratës. Në lojë për mesfushorin ishte edhe Apolonia, por oferta e Drenicës e bindi më tepër.
enes isufi
Nga ana tjetër, edhe Isufi pritet të zyrtarizohet në një nga skuadrat kosovare, ku më afër duket Llapi i Podujevës. Për 20- vjeçarin shkodran mësohet se ka pasur interesim së fundmi edhe nga Kastrioti e Apolonia.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"