Pesë favoritë për të fituar Ligën e Europës, por Milanin nuk e llogarit askush

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2017 | 21:57

Pesë favoritë për të fituar Ligën e Europës, por Milanin nuk e llogarit askush

Pasi ditën e sotme është hedhur shorti i raundit të 1/16-ave, menjëhërë kompanitë e basteve kanë nxituar të nxjerrin favoritët kryesorë për fitimin e këtij trofeu. Ato shohin pesë favorite kryesore dhe ne vendin e parë ndodhen spanjollët e Atletiko Madrid, të cilët e kanë fituar edhe me parë këtë trofe.

shorti europa league

Pas tyre shihen si favoritë gjermanët e Borusia Dortmund, anglezët e Arsenal-it dhe italianët e Napolit dhe Lacios. Por befasia më e madhe në këtë listë është mungesa e Milanit, të cilin kompanitë e basteve nuk e shikojnë si pretendent serioz për fitimin e Ligës së Europës.

eu lig

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"