Përzgjidhen talentet tek moshat, drejtori i Kombëtareve: Shqiptarët duan të luajnë të gjithë… në sulm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2019 | 15:36

Përzgjidhen talentet tek moshat, drejtori i Kombëtareve: Shqiptarët duan të luajnë të gjithë… në sulm

 

Xhemal Mustedanagiç, drejtori i ekipeve kombëtare, ka folur për përzgjedhejn e talenteve te moshat dhe ka pohuar se shumica e tyre kërkon të luajë në sulm.

mustedanagic

Në një intervistë për “Top Chanell”, Mustedaganiç, është shprehur optimist për të ardhmen dhe mendon se në kampionatin tonë, ka jo pak talente dhe lojtarë me cilësi.

“Absolutisht që në futbollin shqiptar ka shumë elemente, unë e kam thënë dhe me hërët këtë gjë. Nuk po them këtu që jemi të parët, por sigurisht që nuk jemi as të fundit. Dua të theksoj se Shqipëria me elementët që prodhon duhet të jetë pjesë e fortë në kompeticionet e ndryshme europiane apo botërore. Ne kemi si synim që të krijojme ekipe të cilat qëndrojnë në mesin e artë të klasifikimeve”, ka thënë Mustedanagiç.

Ndërkaq ai ka shtuar: “Shqiptarët në fakt duan të gjithë që të luajnë në sulm dhe për këtë arsye nga lojtarët që vëm re mund të themi se kemi më shumë sulmues dhe mesfushorë. Megjithatë ne jemi sërish në kërkim edhe për element të reparteve të tjera siç është reparti i mbrojtjes. Unë i qëndroj mendimit se edhe në kampionatin vendas ka element të mirë në secilin repart”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"