Përveç Hysajt edhe trajneri Sarri drejt largimit nga Napoli, ja kush mendohet si pasardhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2018 | 19:20

Përveç Hysajt edhe trajneri Sarri drejt largimit nga Napoli, ja kush mendohet si pasardhës

Mund të jetë një emër i madh në pankinën e Napolit për sezonin e ardhshëm. Duket se aventura e Mauricio Sarrit ka përfunduar dhe ai me presidentin De Laurentis nuk do ta gjejnë gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin. Ky i fundit është duke menduar për një tjetër trajner dhe në skenë ka dalë emri i Karlo Ançelotit.

sarri-mertens (1)

Duke qenë se kombëtarja mori si trajner Mançinin, PSGja Tuhelin, Arsenali është drejt zyrtarizmit të Artetës, ka shumë pak ekipe që kanë mbetur pa një “drejtues”. Kjo do të thotë se edhe Ançelotit mund t’i pëlqejë mundësia për të drejtuar një ekip si Napoli, që në këtë sezon i shkoi shumë pranë titullit kampion në Itali, por nuk ia doli përballë Juves.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"