Peruci në mbrojtje të Strakoshës: Bëri gabim por është e ardhmja e Lacios

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2018 | 11:25

Peruci në mbrojtje të Strakoshës: Bëri gabim por është e ardhmja e Lacios

Tomas Strakosha pranoi se ishte ai fajtori për eliminimin e Lacios nga Liga e Europës, por Anxhelo Peruci i ka dalë në mbrojtje portierit të Kombëtares shqiptare. Ai thotë se skuadra bardhekaltër i ka dhënë besim dhe e konsideron si një vlerë portierin kuqezi.
Strakosha
Menaxheri i Lacios foli për eliminimin, objektivin dhe mbi derbin kundër Romës ditën e nesërme. “Strakosha është një portier i ri dhe shumë i talentuar. Ka defekte, por ka besimin e klubit dhe do të jetë portieri ynë. Alison? Ai është një nga më të mirët në Europë dhe është bukur ta shohësh. Në merkaton e verës do ta duan të gjithë dhe për Romën do të jetë e vështirë që ta mbajë. Derbi? Do të jetë i bukur dhe i luftuar. Objektivi ynë është të shkojmë në Champions. Deri tani kishim bërë shumë mirë, por në javët e fundit kemi humbur pikë dhe disa ndeshje nuk kanë qenë në lartësinë e duhur, ashtu si ajo ndaj Salcburgut”, tha Peruci.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"