Përtej Botërorit/ S’ka pushim, ja shqiptarët që janë ende në aktivitet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2022 | 23:48

Përtej Botërorit/ S’ka pushim, ja shqiptarët që janë ende në aktivitet

Përtej Botërorit, që ka marrë vëmendjen e gjithë globit dhe pothuajse të gjitha kampionatet janë ndalur, janë disa liga të cilat vazhdojnë që të luajnë.

sadiku-uzuni

Në dy prej tyre gjejmë një mori lojtarësh shqiptarë, duke e nisur nga La Liga 2, kur Myrto Uzuni dhe Armando Sadiku janë akoma në aktivitet, për të kaluar më pas në ligën e parë turke, ku siç dihet, prania e futbollistëve shqiptarë është e madhe.

Aktualisht në këtë kampionat luajnë shtatë lojtarë shqiptarë, të cilët kanë vazhduar programin e kampionatit të tyre, edhe pse në Katar zhvillohet Kupa e Botës. Lojtarët që aktivizohen janë: Dejvi Bregu, Gentian Selmani, Bekim Balaj, Uerdi Mara, Odise Roshi, Jurgen Bardhi, Enriko Papa.

lojtaret

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"