Personi i familjes vuan nga kanceri, Naingolan i tmerruar nga koronavirusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 18:00

Personi i familjes vuan nga kanceri, Naingolan i tmerruar nga koronavirusi

Mesfushori belg, Radja Naingolan i trembet koronavirusit më shumë për shkak të gruas së tij Klaudia, që po përballet prej muajsh me kancerin.

NAINGOLAN

31 vjeçari në pronësi të Interit por që është i huazuar te Kaljari tregon dhe frikën që ka kur del për të bërë pazar, duke qenë se marrja e koronavirusit dhe më pas transmetimi te gruaja e tij mund të sillte pasoja fatale për shkak se imuniteti i Klaudias është dobësuar nga kimioterapia.

naingolan

“Koronavirusi është një problem i madh dhe ne flasim vetëm për këtë gjë. Spitalet i kemi shmangur dhe terapitë po i shtyjmë paksa. Shpresojmë që gjithçka të zgjidhet shpejt, sepse Klaudia ka një sistem imunitar të dobët,” tha Naingolan në Instagramin e tij.

naingolan

Italia është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi. Mbi 7000 person kanë vdekur dhe mbi 70.000 janë infektuar, duke ja kaluar kështu dhe Kinës.

naigolann

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"