Personaliteti i arbitrit dhe VAR-i

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2019 | 21:53

Personaliteti i arbitrit dhe VAR-i

MIKEL SHESTANI*

Bota e sportit pret nga VAR-i hapa të mëtejshëm cilësorë, për të vendosur sa më saktë drejtësinë sportive. Si fillim, VAR u pa me dyshim, por më pas u bë mbështetës i denjë i sportdashësve e mbi të gjitha u përkrah nga të gjithë aktorët e futbollit. Kjo u manifestua, sidomos në kampionatin botëror “RUSI 2018“.

vAR

Ai ruajti me fanatizëm detyrën e ngarkuar për të ndërhyrë në KATËR MOMENTET e parapërcaktuara, të cilat tashmë njihen nga specialistët dhe opinioni sportiv. Suksesi i sistemit VAR do të vazhdojë rrugën e tij mbështetur në MIRËKUPTIM, TRANSPARENCË dhe PËRGJEGJËSI, pavarësisht të metave që ka manifestuar në disa raste.

Por, qëllimi i këtij shkrimi ka të bëjë me një dukuri që ia vlen të dihet dhe të diskutohet, sidomos kur sistemi VAR mund të fillojë vitin e ardhshëm aplikimin edhe në kampionatin shqiptar. Fjala është për raportin midis RREGULLAVE TË LOJËS NË FUTBOLL dhe një nga përgjegjësitë që i kanë ngarkuar “VAR-istëve”.

Fillimisht, t’u drejtohemi RREGULLAVE TË LOJËS. Në rregullin 5 – gjyqtari kryesor (tekst) pika 1, autoriteti i gjyqtarit kryesor shkruhet: çdo ndeshje kontrollohet nga gjyqtari kryesor, i cili ka autoritetin e plotë për të zbatuar “rregullat e lojës” në lidhje me ndeshjen.

Pika 2- vendimet e gjyqtarit, paragrafi 2: “Vendimet e gjyqtarit për sa u përket fakteve të ndeshjes janë përfundimtare”. Tani të shohim materialin e ardhur për detajet e ndryshimeve në RREGULLAT E LOJËS 2018-2019, ku ndër të tjera thuhet: Ndihma nga video asistent arbitër (VAR) ka të bëjë me përdorimin e përsëritjes së incidentit. Arbitri do të marrë VENDIMIN PËRFUNDIMTAR, i cili mund të bazohet vetëm në informacionin nga VAR dhe\ose ARBITRI, që rishikon direkt pamjet e përsëritura (rishikim në terren). Lind natyrshëm pyetja: Ku qëndron mospërputhja midis rregullit 5, pika 1-2 dhe VAR? Çfarë cenohet në këtë rast? Të flasim konkretisht…

Tekonolgjia var

Në rast të një vendimi të diskutueshëm, ruajtja e personalitetit, dinjitetit dhe aftësisë teknike të arbitrit e bën më të pranueshme objektivisht VENDIMIN E ARBITRIT, prania e tij pranë videoprojektorit, se sa informacionin që i vjen nga VAR-i dhe duke “detyruar atë të japë VENDIMIN nga fusha?! Dhënia e vendimit nga VAR, qoftë edhe i drejtë, duke mos u shoqëruar me shkuarjen e arbitrit në videoprojektor cenon besueshmërinë e tij para publikut sportiv.

Dy janë rrugët që ndihmojnë në kapërcimin e këtij momenti, që për hir të së vërtetës lënë një shije jo të mirë te sportdashësit. Për këtë jemi të gjithë dëshmitarë para ekranit, kur arbitri pret, në disa raste me kohë të zgjatur vendimin e VAR-it dhe më pas bën sinjalin e caktuar nga fusha e lojës për të dhënë VENDIMIN?! Së pari: Të ndryshojë rregulli 05 në pikat 1 dhe 2 e më pas të shtohet një pikë e veçantë, ku i jep të drejtë dhe plotfuqishmëri VAR-it, si organ superior të vendosë mbi arbitrin.

Personalisht, nuk më duket e logjikshme, sepse krijon një shkallë të “dytë” të institucionit të arbitrimit në vendimmarrje. Së dyti: Në rregullin 5, arbitri (video asistent arbitri (VAR), seksioni i ri) të hiqet PIKA në ndryshimin e ri të rregullave të lojës 2018-2019, që arbitri mund të bazohet në vendimmarrje prej informacionit që merr nga VAR-i dhe të mbetet vetëm fraza e dytë e fjalisë: “arbitri të rishikojë direkt pamjet e përsëritura (rishikim në terren), për të dhënë vendimin e tij”. Vetëm në këtë mënyrë gjen zbatimin e tij të saktë dhe të padiskutueshëm në

RREGULLAT E LOJËS, RREGULLI 5. PIKA 1 dhe 2. Kjo nuk cenon standardin e VAR-it, përkundrazi, në bashkëpunim me arbitrin vendosin DREJTËSINË SPORTIVE, por mbi të gjitha ruan PERSONALITETIN E ARBITRIT në fushën e futbollit.

*Vëzhgues i FSHF

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"