Persiç: Jemi pranë ëndrrës, askush nuk besonte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 16:11

Persiç: Jemi pranë ëndrrës, askush nuk besonte

Ivan Perisiç e konsideron një ëndërr finalen që Kroacia do të luajë ditën e sotme. Mesfushori zikaltër flet për “FIFA”-n dhe tregon emocionet e skuadrës dhe të qytetarëve kroatë.

perisic

“Sigurisht që është si një ëndërr. Jemi të lumtur që po e jetojmë. Askush nuk besonte se mund të shkonim kaq larg, por ne në skuadër e dinim forcën që kishim. Shpirti i skuadrës është sekreti ynë. Kemi pasur gjithmonë momente disavantazhi, por ia kemi dalë që të marrim rezultate pozitive. Kjo nuk është e lehtë, por tregon karakterin e ekipit. Franca? Na ka ndalur në vitin 1998 dhe ky është një motiv më shumë për të zbritur në fushë për të fituar”, ka thënë Ivan Perisiç para finales.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"