Përshtaten me skuadrën që ditën e dytë, dy futbollistët e huaj drejt firmës me ekipin e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2020 | 21:45

Përshtaten me skuadrën që ditën e dytë, dy futbollistët e huaj drejt firmës me ekipin e Kategorisë së Parë

Devolli po i merr seriozisht merkaton dhe përgatitjet për nisjen e sezonit 2020.

devolli

Skuadra po kryen fazën stërvitore në “shtëpi” ndërsa duket se ka gjetur përgjigjen e duhur për repartin e mbrojtës. Drejtuesit kanë afruar dy futbollistë maqedonas për t’u testuar. Kristjan dhe Aleks i kanë lënë përshtypje pozitive stafit teknikut të Devollit duke u akomoduar me pjesën tjetër të ekipit që në ditën e dytë të përgatitjeve.  Lajmin është konfirmuar në faqen e klubit.

Mbetet vetëm konfirmimi zyrtar nga drejtuesit e klubit që të dy lojtarët e vendit fqinj të veshin fanelën e Devollit.

Skuadra u ngjit këtë sezon në Kategorinë e Parë, ndërsa e mbylli 2019 në vendin e pestë me 16 pikë. Drejtuesit e klubit dëshirojnë që të përmirësojnë bilancin e rezultateve për pjesën e dytë të kampionatit.

postimi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"