Përsëritet rasti me Gomezin, ylli i Atalantës drejt largimit për shkak të… Gasperinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 23:55

Përsëritet rasti me Gomezin, ylli i Atalantës drejt largimit për shkak të… Gasperinit

Duket se te Atalanta, paqja, është e pamundur të zgjasë, teksa duket se një tjetër yll i ekipit është fare pranë largimit.

LP_9337626-638x425-1

Pas largimit në janar të Papu Gomez, i cili erdhi si rezultat i sherrit në dhomat e zhveshjes mes argjentinasit dhe trajnerit Gasperini, një situatë, pothuajse, e ngjashme, është përsëritur te klubi bergamask, kësaj radhe, protagonistë janë Gasperini dhe Iliçiç.

Sulmuesi nga Sllovenia, është parë tejet, jashtë forme, në ndeshjen ndaj Realit të Madridit, ndeshje në të cilën ai luajti, vetëm, 30 minuta, me Gasperinin, i cili, e nxiste për të dhënë më shumë, në fushë.

Pas zëvendësimit të tij, Iliçiç, është tërbuar jashtë mase, duke u larguar menjëherë, në dhomat e zhveshjes, në mënyrë që të evitonte një debat me trajnerin Gasperini. Tifozët zikaltër, i tremben, një largimi të Iliçiç, i cili, për ta, është një nga lojtarët simbol të ekipit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"