Përsëritet finalja e së Dytës, Tomori dhe Vora zbresin në fushë në fundjavë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 20:22

Përsëritet finalja e së Dytës, Tomori dhe Vora zbresin në fushë në fundjavë

Me qëllimin për të mbajtur skuadrën në tonus, stafi teknik i Tomorit është përqendruar te zhvillimi i sa më shumë miqësoreve, çka ndikon pozitivisht te futbollistët, duke kompensuar deri diku mungesën e ndeshjeve zyrtare. Pas testit me futbollistët afrikanë, Tomori do të luajë këtë fundjavë me Vorën në kryeqytet.
120114833_10157331820932517_8210432907618699083_n
Do të jetë një përsëritje e finales së dy muajve më parë, kur këto dy skuadra diskutuan mes tyre titullin e Kategorisë së Dytë në “Niko Dovana”, ku fituan vorakët. Ishte pikërisht ajo humbje që shkaktoi pakënaqësi në Berat dhe më pas klubi bëri shumë ndryshime, në stol dhe në organikë.

Për “Panorama Sport”, mesfushori Enea Isufi thekson se miqësoret po e ndihmojnë Tomorin të arrijë nivelin e kërkuar. “Është pozitiv zhvillimi i sa më shumë miqësoreve, që na shërbejnë në çdo aspekt dhe na fusin në rrjedhën e kampionatit në mënyrë graduale. Nëpërmjet këtyre miqësoreve po gjejmë ekuilibrin e duhur në lojë midis reparteve dhe në taktikën që kërkon trajneri ynë Sinella”, tha lojtari beratas.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"