Përsëri te Egnatia, Hasanbelli: Më riktheu dëshira e presidentit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2022 | 22:10

Përsëri te Egnatia, Hasanbelli: Më riktheu dëshira e presidentit

Portieri Klevis Hasanbelli mund të quhet një rikthim i rëndësishëm për rrogozhinasit pas problemeve në pjesën e parë të sezonit. Largimi te Pogradeci për vetëm 6 muaj bëri që drejtuesit e Egnatias të besonin sërish te Hasanbelli, i cili bashkë me Bruno Pujën që ka qenë titullar, do të mbrojnë portën.

hasanbelli

Në një bisedë për “Panorama Sport”, portieri foli për rikthimin, si dhe synimet personale. “Fillimisht dua të shpreh falënderime të mëdha për presidentin Agim Demrozi. Ishte dëshira e tij që më kontaktoi, që unë t’i bashkëngjitesha Egnatias përsëri në këtë merkato. Nuk u mendova shumë dhe pas mbylljes së përvojës gjashtëmujore te Pogradeci në të Parën, të ndryshoja ambient.

E kam ndjekur ecurinë e Egnatias në çdo javë dhe jam i bindur se ka merituar më shumë. Periudha te Pogradeci ishte e suksesshme për mua, me hapësirat që kisha. I falënderoj të gjithë në klubin pogradecar, që nga trajneri e me radhë, të cilët më vlerësuan për aq sa isha pjesë e skuadrës”, deklaroi për gazetën portieri i Egnatias.

ALDO BUZI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"