Përsëri në limite, Interi i Spaletit ka një “armë” të frikshme këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 17:47

Përsëri në limite, Interi i Spaletit ka një “armë” të frikshme këtë sezon

Ndodhi përsëri. Interi i Luçiano Spaletit ka gjetur edhe një herë 3 pikët në fotofinish në këtë pjesë të sezonit. Fitorja në derbi i projekton zikaltrit në vendin e tretë dhe ndal ngritjen e “kushërinjve”, rivalët për pozicionet e para të renditjes. Një sukses me peshë si ai në Champions kundër Totenhemit, ndeshja e kthesës pas humbjes në “Meazza” kundër Parmës që dukej të kishte shuar ëndrrat e Interit që në mes të shtatorit.

ikardi donaruma

“MANITA” – Skuadra e Spaletit, pra, ka shënuar shtatë gola në 15′ e fundit të lojës, më shumë se çdo skuadër tjetër në këtë kampionat. E para në Europë kundër Spërsave ishte e para në rend kronologjik, e pasuar nga suksesi në transfertë kundër Sampdorias falë golit të Brozoviç në 94′, më pas sërish jashtë fushe kundër Fiorentinës (D’Ambrozio në të 77-ën). Pas një “pauze” të shkurtër vijojnë fitoret ndaj Spalit falë rrjetës së Ikardit në 78′ dhe e fundit në derbin e djeshëm, sërish me autor kapitenin (92′). Ai që, me golin e barazimit të përkohshëm kundër Totenhemit hapi “vallen” e 5 “çmendurive” zikaltër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"