PËRQINDJET/ Bilanci i Champions-it pas 3 ndeshjesh, ja mundësitë e ekipeve për kualifikim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2019 | 22:04

PËRQINDJET/ Bilanci i Champions-it pas 3 ndeshjesh, ja mundësitë e ekipeve për kualifikim

Pas tre javësh nga gjashtë, kalimi në fazën e 1/8-ave duket thuajse i sigurt për dhjetëra skuadra.

champions league

Gjithçka mund të ndodhë, por vështirë se PSG-së, Sitit, Bajernit (me pikë të plota), apo edhe Realit, Totenhemit, Juves, Atletikos, Napolit, Liverpulit dhe Barcelonës t’i ikë nga duart kalimi në fazën me eliminim direkt. Më e ndërlikuar është rruga e Interit, edhe pse fitorja 2-0 ndaj Dortmundit ka rikthyer buzëqeshjen.

GRUPI A – Për PSG-në me 9 pikë është thuajse e vulosur. Suksesi në Stamboll ka rikthyer në pistë Realin, që tani mund të mbyllë llogaritë në Madrid, në turnin e radhës, kundër Galatasarajit të vendit të fundit.

Përqindje: PSG 90%; R.Madrid 70%; Klub Bryzh 30%; Galatasaraji 10%.

GRUPI B – Edhe Bajerni nuk duket të ketë rivalë. Dhe Totenhemi, pas një nisjeje shokuese si Reali, të mërkurën ristabilizoi hierarkitë. Crvena-Totenhem do jetë vendimtare.

Përqindje: Bajern 90%, Totenhem 65%; Crvena Zvezda 40%; Olimpiakos 5%.

GRUPI C – Siti është i një tjetër kategorie. Duel për vendin e dytë mes Dinamos dhe Shahtjorit me kroatët favoritë. Atalanta nuk është matematikisht jashtë, por duhet t’i fitojë të gjitha ose dy të radhës dhe të barazojë me Sitin.

Përqindje: Siti 90%, D.Zagreb 55%; Shahtjor 50%; Atalanta 5%.

GRUPI D – Juvja dhe Atletiko kanë pak shanse për të mos mbyllur grupin në dy vendet e para. Leverkuseni dhe Lokomotiva janë disa kategori më poshtë. Një rezultat në Moskë, më se i arritshëm, dhe bardhezinjtë do ishin pranë 1/8-ave.

Përqindje: Atletiko 80%; Juventus 80%; Lokomotiv 35; Leverkusen 5%.

GRUPI E – Vetëm Napoli mund ta humbasë kualifikimin, pas fitores kundër Liverpulit dhe me Genkn e Salcburgun luan në shtëpi. Mbi të gjitha, tani po nis të bindë edhe në aspektin psikologjik.

Përqindje: Napoli 75; Liverpul 75%; Salcburg 40; Genk 10%.

GRUPI F – Këtu diskutimi ndërlikohet. Mes Barcelonës dhe kualifikimit kalon sfida Dortmund-Inter. Megjithatë, zikaltrit kanë për të udhëtuar edhe në Pragë, ku do përballen me Slavian, që bëri të vuajë edhe Barçën.

Përqindje: Barcelona 80; Borusia 55%; Inter 55%; Slavia 10%.

GRUPI G – Në teori edhe Benfika, e fundit, mund të rikthehet në luftë. Parashikohet një luftë treshe: Lajpcigu ka 2 pikë më shumë, por Zeniti dhe Lioni luajnë dy në shtëpi.

Përqindje: Lajpcig 60%; Lion 50%; Zenit 50%; Benfika 40%.

GRUPI H – Suksesi në Amsterdam ka rilindur Çelsin që rikthehet në Londër dhe mund të japë goditjen e KO-së.

Përqindje: Çelsi 75%; Ajaks 60%; Valencia 55%; Lila 10%.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"