Përpos lëndimeve ka edhe frymëmarrje, ja situata në Kombëtaren shqiptare 3 muaj përpara kualifikueseve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2023 | 20:22

Përpos lëndimeve ka edhe frymëmarrje, ja situata në Kombëtaren shqiptare 3 muaj përpara kualifikueseve

Kombëtarja shqiptare është tre muaj përpara ndeshjes së parë kualifikuese, e cila do të zhvillohet ndaj Polonisë në transfertë më 27 mars.

kombetarja

Përpos dëmtimeve të rënda të disa prej futbollistëve kuqezinj, ka vend edhe për frymëmarrje, pasi pika të rëndësishme të grupit janë rikthyer duke lënë pas lëndimet që po vuanin.

Një prej tyre është Tomas Strakosha që u dëmtua në kyçin e këmbës, problem për portierin e Brentfordit tani janë vetëm minutat. Ndërkohë edhe Klaus Gjasula është rikthyer i gatshëm për Darmshtadin në Bundesligën e dytë gjermane. Mesfushori nuk luan që prej muajit shtator.

Të dëmtuarit

1.Armando Broja ligament në gju

2.Keidi Bare ligament i kyçit të këmbës

3.Adrian Bajrami frakturë në fibul

4.Rei Manaj tërheqje muskulore

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"