Përplasjet te Vllaznia, reagon sërish sponsori Xhaferi: Ka probleme të thella, duhet urgjentisht që bashkia të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 23:22

Përplasjet te Vllaznia, reagon sërish sponsori Xhaferi: Ka probleme të thella, duhet urgjentisht që bashkia të…

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Facebook”, sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka sqaruar situatën e pakëndshme të ndodhur së fundmi, teksa u raportua edhe për një përplasje mes tij dhe administratorit të ri, Benjamin Nako.  

ALBAN XHAFERI

Mësohet se paraditen e sotme ka pasur një takim në bashki me kryetaren Ademi, ndërkohë që në reagimin e tij Xhaferi e çmon të domosdoshëm një ridimensionin të marrëdhënies me Bashkinë e Shkodrës.

REAGIMI I ALBAN XHAFERIT:

“Po punojme me shume perkushtim ndonese ne nje situate aspak normale dhe periudhe te shkurter per te dhene asistencen tone ne permiresimin e menaxhimit te KF Vllaznise ne misionin e perbashket per Rikthimin drejt Suksesit.

E çmoj te domosdoshme qe te ndaj me ju tifozet dhe sportdashesit e mrekullueshem se ridimensionimi i marredhenies me Bashkise Shkoders eshte nevoje urgjente!

Ka probleme te thella qe nevoiten te adresohen ne menyren e duhur per te rritur eficencen dhe performancen e KF Vllaznise jo vetem ne aspektin sportin por edhe ne aspektin administrativ. Keto te dyja duhet te shkojne ne paralelisht ne te njejten linje.

Sigurisht qe vullneti I paleve eshte esencial ne kete pike dhe mirepres perpjekjet e anetareve te Keshillit Bashkiak si mbeshtetje e padiskutueshme ndaj nje procesi te ri.

Shpreh gatishmerine per te marre te gjitha pergjithesite qe rrjedh nga nje marreveshje e re qe garantojne rrugen pa kthim drejt suksesit te KF Vllaznise.

Sigurisht qe nje Vllaznie e forte do te thote jo vetem performance e shkelqyshme sportive, por edhe administrative ne te njejten kohe.

Fale mbeshtetjes qe me keni dhene gjithe kete periudhe jam i bindur qe puna, sakrifica, perkushtimi dhe ndershmeria nuk do te mungojne asnjehere per te rikthyer tek Suksesi emrin qe na bashkon VLLAZNINE.

Xhaferi

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"