Përplasjet në Këshill lënë Vllazninë pa rroga, reagon Bashkia e Shkodrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 18:10

Përplasjet në Këshill lënë Vllazninë pa rroga, reagon Bashkia e Shkodrës

Bashkia e Shkodrës shpreh publikisht shqetësimin në lidhje me mos likujdimin e pagesave për punonjësit e KF Vllaznia, gjë e cila ka ardhur si pasojë e mos miratimit të pasqyrave financiare nga ana e Këshillit Bashkiak.

vllaznia-3-770x470

Bashkia sqaron gjithashtu se stafi që administron KF Vllaznia sh.a, është i gatshëm të likujdojë të gjitha paratë menjëherë, prandaj dhe bën thirrje për miratimin e tabelave financiare.

vllaznia arbitri ziri

“Bashkia Shkodër po ndjek me shqetësim situatën e krijuar pranë KF Vllaznia, për shkak të mos miratimit të pasqyrave financiare nga ana e Këshillit dhe dështimit disa herë të mbledhjes së Asamblesë së KF Vllaznia (Këshillit Bashkiak).

Të gjendur në këtë situatë, dhe në mungesë të një vendimmarrje nga Këshilli, ka ngelur pezull edhe procesi i likuidimit të pagesave për punonjësit e KF Vllaznia.

Stafi që administron KF Vllaznia sh.a, është i gatshëm të likuidojë të gjitha paratë menjëherë, sapo të ketë vendimmarrjen për tabelat financiare.

Bashkia Shkodër, shpreh publikisht shqetësimin që kjo proçedurë po vonon, duke vështirësuar punën e Bashkisë Shkodër dhe të KF Vllaznia sh.a!” deklaron faqja zyrtare e Bashkisë Shkodër në Facebook.

bashkia shkoder

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"