Përplasjet me trajnerin aktual të Besëlidhjes, kur Noka e akuzonte Bardhin për shitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2020 | 23:38

Përplasjet me trajnerin aktual të Besëlidhjes, kur Noka e akuzonte Bardhin për shitje

Presidenti Noka ka pasur përplasje me trajnerin Bardhi, kur ky i fundit drejtonte lezhjanët në 2015-ën. Kreu i Besëlidhjes e akuzonte drejtpërdrejt Bardhin për shitje të ndeshjes me Mamurrasin.

Noka-Bardhi

Ja dhe deklarata e Nokës për “Panorama Sport” në atë kohë:

“Pa u tharë boja e dorëheqjes nga Besëlidhja, u ul në stolin e Mamurrasit, shpërblim për atë që bëri në favor të tyre. Me matrapazë si Bardhi s’është mirë të merresh. Ulja në pankinën e Mamurrasit më detyroi t’ia përmend emrin, pasi jam çliruar nga një peng. Besëlidhja kryesoi grupin, por papritur ndaj Mamurrasit gjërat morën drejtim tjetër. Humbja nuk ishte rrjedhojë e lojës, por diçka e kurdisur.

Të gjithë e mbajnë mend si mbetëm me 10 veta në minutën e 5-të dhe më banalja, avancimi i mbrojtësit të majtë duke e lënë të lirë sulmuesin e Mamurrasit të shënonte. Matrapazët dhe të pabesët janë të pafytyrë. Bardhi e ka marrë rrogën rregullisht. Dua t’ua bëj me dije edhe familjarëve të tij, pasi nuk mbaj përgjegjësi ku i ka shpenzuar ai paratë, në bixhoz apo diku tjetër. Maja e karrierës së tij si trajner është Besëlidhja, nga e cila u largua si matrapaz e i pafytyrë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"