Përplasjet/ Kur Halili dhe Dede akuzonin njëri-tjetrin në vitin 2013…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2021 | 18:16

Përplasjet/ Kur Halili dhe Dede akuzonin njëri-tjetrin në vitin 2013…

Nevil Dede ka qenë trajner i Tiranës në tri periudha të ndryshme, fillimisht në sezonin 2010-2011, më pas në vitin 2013 dhe për herë të fundit nga nëntor 2020 deri në janar 2021. Në dhjetor të vitit 2013 Dede u largua nga bardheblutë duke polemizuar me presidentin Refik Halili.

dEDE HALILI

“Te Tirana ka një menaxhim mizerabël. Përgjegjësi për këtë ka sidomos stafi teknik sepse më duket e pabesueshme që pranoi të afroheshin lojtarë pa nivel. Kjo ishte shkatërrimtare për Tiranën”, pat thënë Halili për Deden 8 vite më parë kur ishte në rolin e donatorit. Ndërsa trajneri replikoi me Halilin, duke i dhënë një përgjigje ironike:

“Sa u përket emocioneve të momentit që ka shprehur Halili, më vjen vërtet keq për të… Unë s’kam të drejtë t’i them çfarë të flasë, pasi nuk është ‘i vogël’, ndaj nuk e mësoj dot. Megjithatë, do të mundohem t’i bëj ‘dhuratë’ një mikrofon të artë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"