Përplasje për merkaton, Murinjo mund të bëjë gati valixhet në verë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2018 | 12:59

Përplasje për merkaton, Murinjo mund të bëjë gati valixhet në verë

PSG është gati që të lëvizë për Zhoze Murinjon në rast se Mançester Junajtid nuk e mbështet trajnerin në merkaton e kësaj vere.

Murinjo

Pas eliminimit shokues në Champions nga Sevija, portugezi tërboi tifozët e “djajve”, kur tha se ai duhet të shpenzojë më shumë se 300 milionë paundët që ka investuar deri tani, për të konkurruar me rivalët si brenda, ashtu edhe jashtë Anglisë: “Gjithçka duhet të ndryshojë. Të gjithë shpenzojnë. Çdo skuadër investon”.

Dhe sipas “Mirror”-it, nëse bordi i klubit nuk ka ndërmend që ta mbështesë në merkaton e verës, që tani për tani nuk ka aspak ndërmend ta bëjë, atëherë trajneri edhe mund të largohet nga “Old Trafford” me destinacion Parisin, që ka kohë që e josh.

Murinjo

55-vjeçari nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të drejtuar një ditë parisienët dhe në tetor dha një intervistë, ku pranonte se nuk do të qëndronte përjetësisht në stolin e “djajve”.

Megjithatë, rinovimi i tij deri në vitin 2020 u dha fund spekulimeve. Francezët pritet të mos ia rinovojnë kontratën Unai Emerisë në fund të sezonit pas dështimit të tij në Champions.

murinjo

Por as drejtuesit e “djajve” nuk kanë ndërmend që t’i ofrojnë një çek të bardhë menaxherit të tyre në verë. Mou kërkon Uillianin e Çelsit, kartoni i të cilit vlerësohet te 60 milionë paundët, Garet Bejlin e Realit dhe mesfushorin e Nisës, Zhan Mishel Seri. Trajneri i rivalëve të Sitit, Pep Guardiola, ka shpenzuar 448 milionë paund që kur erdhi në “Etihad”, në vitin 2016, në të njëjtën kohë me Moun.

Por nëse katalanasi dështoi në sezonin e tij të parë duke mos fituar asnjë trofe, po shkëlqen në të dytin, ku ka mundësi të bëjë tripletë.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"