Përplasje me Tefik Osmanin, por tani Ilir Daja do të bashkëpunojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2017 | 0:15

Përplasje me Tefik Osmanin, por tani Ilir Daja do të bashkëpunojë

Ilir Daja rigjen te Skënderbeu mbrojtësin Tefik Osmani, me të cilin një dekadë më parë ka pasur një përplasje të fortë, pikërisht te skuadra e Elbasanit, ku fitoi titullin e parë kampion si trajner.

Osmani-Devolli Elbasani

Tefik Osmani dhe Bledar Devolli kur luanin tek Elbasani

Emërimi i Dajës te korçarët ka rikthyer edhe një herë ato polemika që mbrojtësi dhe trajneri kanë bërë kohë më parë, por megjithatë duket se gjërat tashmë janë harruar dhe palët do të bashkëpunojnë te Skënderbeu.

Kujtojmë që Daja pati përplasje me Osmanin në kohën kur ky i fundit shihej si idhull në Elbasan. Mbrojtësi u rikthye nga Ukraina për të vijuar karrierën me verdheblutë në vitin 2006, por në atë kohë trajneri nuk e shikonte si titullar të padiskutueshëm dhe këtu nisën krisjet. Megjithatë, Osmani tashmë është një prej mbrojtësve më të rëndësishëm te Skënderbeu dhe Daja pritet ta rikonfirmojë si titullar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"