Përplasja Vidal-Kimish: I thashë “Fol më pak, luaj më shumë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2017 | 10:50

Përplasja Vidal-Kimish: I thashë “Fol më pak, luaj më shumë”

Ishte një skenë që nuk u pëlqeu aspak tifozëve të Bajernit që morën menjëherë pozicionim pro apo kundër Vidalit dhe Kimishit. Flasim për zënkën në minutën e 59-të të finales së Kupës së Konfederatave mes Gjermanisë dhe Kilit, ku dy shokët u përplasën verbalisht dhe fizikisht me njëri-tjetrin (Vidal e kapi Kimishin prej qafe dhe e shtyu tutje), duke detyruar arbitrin Maziç që t’u tregojë kartonin e verdhë.

defdfdf

Por tani gjakrat janë qetësuar dhe Vidal zhdramatizon situatën: “Nuk ishte asgjë. Ishim të dy shumë të nxehur. I thashë që të fliste më pak dhe të luante më shumë”, tregon kiliani për incidentin në Shën Petersburg. “Por gjithçka mbaroi aty, ne jemi ende shokë”.

Përpara përplasjes, Kimish pati një moment gjaknxehtësie me portierin Klaudio Bravo gjatë të cilit ndërhyri edhe Medel, i cili e shtyu fillimisht Kimishin. Sikur të mos mjaftonte kjo ndërhyri edhe Vidal, duke e nxehur më shumë situatën. Por pas ndeshjes ata shtrënguan duart dhe u përqafuan.

1498172302_226866_1498172388_noticia_normal

“Nuk ka asgjë për të falur. Janë gjëra që ndodhin në fushën e lojës. Ne fituam 1-0 dhe tani mund t’i shohim gjërat me më qetësi. A do të jetë problem zënka jonë në stërvitjen e Bajernit? Nga ana ime jo”, tha Kimish, duke lënë të kuptohet se nuk e kishte harruar ende plotësisht gjestin gjaknxehtë të mesfushorit kilian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"