Përplasja në stërvitje, Imami mesazh Atingës: U therëm për të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 17:37

Përplasja në stërvitje, Imami mesazh Atingës: U therëm për të…

Debati mes Eni Imamit dhe Vinsent Atingës, prishi disi humorin në stërvitjen e djeshme të Tiranës. Pas kësaj situate, trajneri Ardian Mema, ndali stërvitjen dhe zhvilloi një analizë 20 minutëshe me futbollistët.

ardi mema tirana

Analiza dhe paralajmërimi i Memës për ndëshkim duket se ka dhënë fryte. Pak minuta më parë, Eni Imami postoi një foto me Atingën duke shkruar “U therëm për të dalë 1 foto”.

Eni Imami-Atinga

Situata jo e këndshme te Tirana tashmë ka kaluar dhe lojtarët do të jenë të fokusuar te ndeshja e ditës së hënë ndaj Flamurtarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"